Një muaj i shtruar në spital, ja ç’ndodhi sot me ish-ministrin Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lë dhomat e spitalit në QSUT dhe kthehet në burgun e Durrësit. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për A2, se pak ditë më parë, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ish ministri është rikthyer në IEVP ku vuante masën e sigurisë “arrest në burg”.

Beqaj u trajtua në shërbimin e Alergologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas një alergjie akute të shfaqur në lëkurë. Burimet bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekeve në gjendje të stabilizuar.

Lajmi vazhdon pas reklamës...

Si të pastroni zorrët dhe të shpëtoni nga kapsllëku! Lexoni
More...
84
21
28

Një truk i thjeshtë nxjerr parazitët nga trupi
More...
620
155
207
Ish-ministri, i cili qëndron në një masë sigurie “arrest në burg”, u dërgua në spital pasi shfaqi temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Beqaj qëndron prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC. Njëkohësisht ai është i pandehur në fazë gjykimi për çështjen penale të “Sterilizimit”. Në qershor, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të deklarojë fajtorë të tetë të bashkëpandehurit e ish-ministrit, Ilir Beqaj, të akuzuar në dosjen “Sterilizimi”, që po gjykohen te një proces të veçuar prej tij.

Ish-ministri Beqaj dyshohet të ketë nënshkruar kontratë në kundërshtim me ligjin, bazuar në të dhëna të pavërteta në studimin e fizibilitetit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit.

Comments

Popular posts from this blog