Krimi në familjen shqiptare në Greqi, publikohet fotoja e çiftit! Dëshmia e fqinjve: Gruaja ishte shtylla e shtëpisë! Si ndodhi vrasja në sy të fëmijëve
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Volosit në Greqi mëngjesin e së premtes, (22 gusht). Një grua 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja.Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pantelis N., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.
Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Nikoleta M., kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.
“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”
Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë
Comments
Post a Comment