Posts

SPAK në pragarrestimi të dy deputetëve të zgjedhur, një ish-deputeti dhe një ish-ministri

Image
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Duhet theksuar njeri deputet ka disa legjislatura. Burimet thanë, jo zyrtarisht, se njeri deputet është nga radhët e opozitës, ndërsa dy nga partitë e majta. Ish-ministri nga radhët e PD. Ish-deputeti është i PS. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike. Institucioni ka sqaruar gjithashtu se gjatë periudhës 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për sigurimin e materialeve hetimore shtesë, veçanërisht nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të përdorura nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta. Sipas SPAK, ky bashkë...

SPAK: 14 zyrtarë nën hetim, mes tyre deputetë dhe një…

Image
SPAK ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër. Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, SPAK ka bërë publike disa të dhëna të rëndësishme lidhur me hetimet ndaj funksionarëve të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërporosive. Emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por bëhet e ditur se hetimet janë në vijim dhe përfshijnë vepra të natyrës penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

Krimi në familjen shqiptare në Greqi, publikohet fotoja e çiftit! Dëshmia e fqinjve: Gruaja ishte shtylla e shtëpisë! Si ndodhi vrasja në sy të fëmijëve

Image
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Volosit në Greqi mëngjesin e së premtes, (22 gusht). Një grua 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja. Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pantelis N., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër. Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Nikoleta M., kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse. “E pashë babin të qëllonte mamin me thikë” Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt ...

“Destabilizimi do të ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë”/ Paralajmëron eskperti: Serbia në prag të luftës civile LEXO LAJMIN NË KOMENT ⬇️

Image
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë. I ftuar në një studio televizive, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm. “Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në rrugë. Këto skena nuk janë parë as në Shqipëri në momentet më të tensionuara të historisë së saj. Në Serbi, mbrohet një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di se si mund të përfundojë,” paralajmëroi ai. Bytyçi theksoi se një destabilizim i mundshëm në Serbi do të kishte pasoja të menjëhershme për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën. “Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet automatikisht në fqinjësi. Ai ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke dëmtuar procesin e integrimit evropian për të gjithë rajonin,” u shpreh ai.

Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për..

Image
Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për.. Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë e shkallës rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik Jugor. Lëkundjet raportohen se janë ndjerënë Argjentinë dhe Kili. Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Thellësia fokale vlerësohet në 10.8 kilometra Kalimi Drake lidh Atlantikun Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor, midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Gadishullit Antarktik. Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami për pjesë të Antarktidës. Nuk u lëshuan menjëherë urdhra evakuimi për Kilin ose Argjentinën. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Arrihet akordi, do vini duart nê kokë sa do të shitet ishulli i Sazanit, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Image
Mediat italiane, duke iu referuar The Guardian, kanë raportuar se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë arritur marrëveshje për blerjen e ishullit të Sazanit në Shqipëri, me vlerë mbi një miliard dollarë, me synimin për ta shndërruar në një resort luksoz. Ishulli, i njohur për peizazhin e tij natyror dhe historinë ushtarake, ka tërhequr interesin e çiftit si pjesë e një projekti të gjerë zhvillimi turistik. Sazani, dikur bazë ushtarake dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është hapur për vizitorët në vitin 2015, por një pjesë e tij mbetet zonë e kufizuar për arsye sigurie. Ishulli ruan ende bunkerë, tunele dhe mbetje të tjera të periudhës komuniste. Negociatat për projektin janë mbajtur larg vëmendjes publike deri në finalizimin e marrëveshjes, e cila sipas raportimeve arrin në 1.4 miliardë euro. Një nga sfidat kryesore të zhvillimit është pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera d...

Ish zv/drejtori i AKSHI-t rikthehet në shtëpi pas zhdukjes për 10 orë

Image
Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai u denoncua i zhdukur nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij. Megjithatë, Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të zhdukej, shkroi, “Po më arrestojnë“. Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij. Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.